Mbi 100 milionë amerikanë nën pushtetin e të ftohtit ekstrem
2024-01-17 17:09:52

SHBA (Foto ATSH)

SHBA (Foto ATSH)

Mbi 100 milionë qytetarë amerikanë janë nën kthetrat e të ftohtit ekstrem të Arktikut, që ka goditur pjesën më të madhe të Amerikës, bën të ditur “ATSH”. Për shkak të erërave të forta, dy persona kanë humbur jetën në Oregon pasi disa pemë ranë mbi shtëpitë e tyre.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat regjistruan 28 gradë nën zero në Arkansas. Në Dakotën e Jugut, temperaturat arritën rekordin prej -30 gradë Celsius.

“Këto temperatura paraqesin rrezik ngrirjeje për lëkurën e ekspozuar dhe hipotermi”,- njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit, duke rekomanduar që ata që duhet të udhëtojnë patjetër të mbajnë veshje enkas për mot të ftohtë. (Elona)