FMN: Inteligjenca artificiale do të përkeqësojë pabarazinë
2024-01-16 10:37:56

Foto nga VCG

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur përmes një analize se inteligjenca artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës, duke përkeqësuar pabarazinë.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi se politikëbërësit duhet të adresojnë prirjen shqetësuese për të parandaluar teknologjinë nga nxitja e mëtejshme e tensioneve sociale, shkruan “Panorama”.

Përhapja e inteligjenca artificiale ka vënë në qendër të vëmendjes përfitimet dhe rreziqet e saj.

FMN-ja bëri të ditur se inteligjenca artificiale ka të ngjarë të ndikojë në një përqindje më të madhe të vendeve të punës, në rreth 60%, në ekonomitë e përparuara. Në gjysmën e këtyre rasteve, punëtorët mund të presin të përfitojnë nga integrimi i inteligjencës artificiale, pasi do të rrisë produktivitetin e tyre.

Në raste të tjera, inteligjenca artificiale do të ketë aftësinë për të kryer detyra kyçe që aktualisht ekzekutohen nga njerëzit. Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në pagat dhe madje duke zhdukur vendet e punës.

Ndërkohë, FMN-ja parashikon se teknologjia do të prekë vetëm 26% të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta. (Fatosi)