Irani sulm “qendrave të spiunazhit” në Irak
2024-01-16 17:17:20

Foto nga VCG

“Raketa balistike u përdorën sot vonë për të shkatërruar qendra spiunazhi dhe grumbullimi të grupeve terroriste anti-iraniane në rajon”, thuhet të hënën  në një deklaratë të gardës iraniane, duke përmendur agjencinë izraelite të zbulimit, Mossad.

Krahas sulmeve në verilindje të Erbilit, kryeqytetit të Kurdistanit, pranë një zone të banuar në afërsi të konsullatës amerikane, garda iraniane tha se bëri sulme edhe ndaj “autorëve të operacioneve terroriste” në Iran, përfshirë Shtetin Islamik.