Sekretari amerikan i Mbrojtjes ndodhet në spital pasi u diagnostikua me kancer
2024-01-15 16:07:23

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ndodhet në spital në gjendje të mirë pas trajtimit për kancerin e prostatës, shkruan “Panorama”.

Pentagoni njoftoi përmes një deklarate se Austin kishte rifilluar disa nga detyrat dhe është në kontakt me stafin e tij të lartë.

70-vjeçari u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv më 1 janar për shkak të komplikimeve nga një operacion në fund të dhjetorit. Por zyrtarët e lartë të Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë nuk mësuan se ai ishte i sëmurë rëndë deri tre ditë më vonë.

Sipas Pentagonit, Austin ka qasje të plotë në aftësitë e nevojshme të komunikimit të sigurt dhe vazhdon të monitorojë operacionet e përditshme të Departamentit të Mbrojtjes në mbarë botën. (Fatosi)