Shefi i mbrojtjes i Kroacisë anulon takimin me homologun malazez
2024-01-15 16:23:08

Foto nga VCG

Takimi i Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq me homologun e tij malazez, Dragan Krapoviq, është anuluar për shkak të deklaratave të ministrit malazez lidhur me pllakatën në ish kampin ushtarak në Morinje gjatë luftës së Kroacisë, dhe të pronësisë mbi anijen shkollore Jadran, që vazhdon të jetë objekt i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Pikëpamjet e Ministrit Krapoviq, të cilat i ka shprehur në media ditët e fundit, nuk lënë hapësirë për diskutim dhe bien ndesh me pikëpamjet e Kroacisë dhe faktet historike”, tha në reagimin e saj ministria kroate lidhur me anulimin e takimit.

Një ditë më parë zoti Krapoviq tha se sipas marrëveshjeve të nënshkruara pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Kroacia nuk ka të drejtë të kërkojë anijen shkollore Jadran. Anija lundruese e quajtur Jadran ose Adriatik është pjesë e flotës detare malazeze me qendër në portin e Tivarit.