Diplomatët e lartë diskutojnë në Davos për sfida globale shqetësuese
2024-01-15 20:42:23

Pjesëmarrësit në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, do të trajtojnë një gamë sfidash globale shqetësuese, siç janë përkeqësimi i konflikteve, i ndryshimeve klimatike, çështje që lidhen me një ekonomi të dobët globale, frika mbi inteligjencën artificiale, apo sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

foto: VCG

foto: VCG

Takimi mbahet në sfondin e dy luftërave të mëdha, në Ukrainë dhe Rripin e Gazës.

Organizatorët e forumit thonë se është jetike që udhëheqësit politikë e të biznesit të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhje për sfidat e panumërta me të cilat përballet bota sot.