Emigrantët e parë për 2024-n kalojnë La Manshin
2024-01-15 11:55:29

Foto nga VCG

Emigrantë e parë që kaluan kanalin e La Manshit për vitin 2024 u raportuan për të dielën.

Sipas zyrtarëve britanikë, që prej 16 dhjetorit nuk kishte pasur mbërritje të emigrantëve, pasi kushtet e këqija të motit mund të kenë kontribuar në mungesën e aktivitetit në det, shkruan “ATSH”.

Të dielën, një grup njerëzish, që besohet se ishin emigrantë, u çuan në breg në Dover. Ata u panë duke mbërritur në një anije të Forcave Kufitare.

Prej 16 dhjetorit deri më 11 janar nuk u regjistrua asnjë kalim për në Mbretërinë e Bashkuar, diferenca më e madhe në mbërritjet e anijeve të vogla në pesë vjet.

Në vitin 2023 pati 29.437 emigrantë, një shifër 36% më e ulët se rekordi prej 45.774 kalimesh në vitin 2022. (Fatosi)