Kryeministri izraelit: Kufiri midis Egjiptit dhe Gazës duhet të mbyllet para përfundimit të luftës
2024-01-15 13:07:57

Foto nga VCG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se kufiri midis Egjiptit dhe Gazës duhet të mbyllet përpara se të përfundojë lufta me Hamasin, njofton “RTSH”.

Gjatë një konference për mediet në ditën e 100-të të luftës së Izraelit me Hamasin, Netanyahu theksoi se Izraeli nuk mund ta përfundojë luftën deri në mbylljen e Korridorit të Filadelfit, një rrip toke prej 14 kilometrash që shërben si kufi midis Egjiptit dhe Gazës.

“Ne do të shkatërrojmë Hamasin, do të çmilitarizojmë Gazën dhe pajisjet ushtarake dhe armët e tjera vdekjeprurëse do të vazhdojnë të hyjnë në këtë hapje jugore, kështu që ne duhet ta mbyllim atë”,- tha Netanyahu.

Zyrtarët nuk kanë vendosur se si do ta bëjnë këtë, tha Netanyahu, duke theksuar se vendimi i vetëm që ata kanë marrë është se kalimi duhet të mbyllet. (Fatosi)