John Kerry pritet të japë dorëheqjen si i dërguari i SHBA për klimën
2024-01-15 15:25:52

Foto nga VCG

I dërguari i SHBA për klimën, John Kerry, planifikon që deri në pranverë të tërhiqet nga posti i tij, pas tre vitesh në krye të diplomacisë amerikane për klimën nën administratën Biden.

Një burim i afërt me Kerry tha se ai do të vazhdojë të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në janar dhe pritet të marrë pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, njofton “RTSH”.

Ish-sekretari i Shtetit 80-vjeçar dhe kandidati demokrat për president drejtoi negociatat e SHBA-së në tre samite ndërkombëtare të klimës, më i fundit i mbajtur në Dubai.

Kerry i dha prioritet në mënyrë specifike rifillimit të bisedimeve ndërkombëtare për klimën midis SHBA-së dhe Kinës dhe ishte kyç në negocimin e marrëveshjes së nëntorit “Sunnylands”, një marrëveshje e gjerë klimaterike midis dy vendeve përpara COP28.

Para se të bashkohej me administratën e Biden, Kerry kishte punuar gjatë për çështjet klimaterike. Si sekretar i Shtetit, ai luajti një rol kyç në negocimin e Marrëveshjes së Parisit, e cila u miratua nga afro 200 vende në vitin 2015 dhe kishte për qëllim adresimin e ndikimeve negative të ndryshimeve klimaterike. (Fatosi)