Ministrja Margariti: Turizmi kulturor në vitin 2023 tejkaloi edhe shifrat para 2019-s
2024-01-14 12:06:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ka konsideruar një vit të mbarë 2023-shin për turizmin kulturor, bazuar në shifrat e bëra publike së fundi, ku duket se viti 2023 ka tejkaluar edhe shifrat e vitit 2019, përpara se të niste pandemia, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Numri i vizitorëve në muze, parqe arkeologjike, kala e monumente pësoi një rritje të ndjeshme, duke tejkaluar vitin më të mirë, atë 2019”,- shkroi ministrja Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Për periudhën janar-dhjetor 2023, muzetë kombëtare u vizituan nga 391608 turistë vendas e të huaj. Për të njëjtën periudhë, vizitueshmëria e parqeve arkeologjike arriti në 342824 persona, ndërsa kalatë dhe monumentet e tjera të kulturës u vizituan nga 271383 persona.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas statistikave, fluksi i madh i turistëve të huaj, përfshirë edhe vizitorët vendas, solli më shumë se 342 milionë lekë të ardhura nga shitja e biletave në institucionet e kulturës. (Irma)