Risitë e teknologjisë së përparuar kineze në qendër të vëmendjes në "CES Technology"
2024-01-12 19:54:40

Kompanitë kineze kanë publikuar një varg produktesh dhe zgjidhjesh të reja teknologjike në Shfaqjen e Pajisjeve Elektronike të Konsumit (CES) për vitin 2024, duke tërhequr vëmendje globale në këtë veprimtari kryesore të teknologjisë në botë. 

Produkt kinez në CES(Foto:VCG)

Produkt kinez në CES(Foto:VCG)

Shfaqja e përvitshme, që zhvillohet nga e marta deri të premten në Las Vegas të ShBA-së, ka tërhequr mbi 130 000 pjesëmarrës e më tepër se 4 000 ekspozues nga më shumë se 150 vende e rajone, duke përfshirë mbi 1 200 kompani fillestare. Temat kryesore përfshijnë inteligjencën artificiale (AI), lëvizjen, qëndrueshmërinë e risitë, për të zgjidhur disa nga sfidat më të mëdha të botës.

Një seri panelesh janë mbajtur gjatë veprimtarisë për të trajtuar mundësitë dhe sfidat e teknologjive të reja. 

Produkt kinez në CES(Foto:VCG)

Produkt kinez në CES(Foto:VCG)

Prodhimet dhe zgjidhjet e reja të kompanive kineze të teknologjisë që përfshijnë AI-në, robotët, makinat elektrike dhe biçikletat elektronike, kanë fituar miratimin nga vizitorët dhe homologët botërorë. 

Mbi 1 000 kompani kineze nga kategori të ndryshme të industrisë së pajisjeve elektronike të konsumit marrin pjesë në shfaqje, duke përfshirë marka të njohura, si "Lenovo", BOE, "Hisense" dhe TCL, kompani robotësh, si "Dreame" e "Yarbo",  si edhe kompani të makinave elektrike, me emra si "U Power" dhe AIMA.(Artan)