Grupi terrorist rrëmben ekuipazhin e OKB-së pasi helikopteri bëri ulje të detyruar në Somali
2024-01-12 11:34:44

Foto RTSH

Një helikopter i Kombeve të Bashkuara, me punonjës të ndihmave humanitare, është rrëmbyer nga grupi terrorist Al-Shabab, pasi u detyrua të bënte ulje emergjente në territorin që ndodhet nën kontrollin e grupit të armatosur somalez, bën të ditur organizata.

Punonjësit e OKB-së tani mbahen peng nga grupi i armatosur i lidhur me Al-Kaedën, i cili ka shkaktuar dhunë në Bririn e Afrikës për dekada, shkruan “RTSH”.

Helikopteri u ul pranë fshatit Gaboon në rajonin Galgaduud për shkak të një defekti teknik. Incidenti u konfirmua gjithashtu nga një zyrtar i OKB-së në Mogadishu.

Sipas OKB-së, në helikopter kishte nëntë pasagjerë, duke përfshirë personelin ushtarak dhe një kontraktor të palës së tretë. Gjashtë prej tyre thuhet se janë marrë nga grupi, ndërsa 2 pasagjerë kanë shpëtuar dhe mbeten të lirë.

“Të gjitha fluturimet e OKB-së janë pezulluar përkohësisht në afërsi deri në njoftimin e mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e OKB-s, ndërsa detaje të tjera, duke përfshirë kombësinë e personave në bord, mbeten të paqarta.

Al-Shabab kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë jugore dhe qendrore. Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar kryengritje brutale për gati 20 vjet. (Irma)