Eurostat: Bie shkalla e papunësisë në Eurozonë
2024-01-11 14:31:28

Foto ATSH

Norma e papunësisë në Eurozonë ra në nivelin më të ulët rekord prej 6.4 për qind në nëntor 2023 krahasuar me muajin pararendës, citon “ATSH” Zyrën e Statistikave të BE-së.

Niveli i papunësisë ra nga 6.5 për qind në tetor 2023 dhe 6.7 për qind në nëntor 2022, treguan të dhënat e Eurostat-it.

Papunësia në të gjithë BE-në ra në 5.9 për qind në nëntor, nga 6 për qind në tetor 2023 dhe 6.1 për qind në nëntor 2022.

Numri i të papunëve ra me 144 mijë në bllokun 27-anëtarësh dhe 99 mijë në zonën e monedhës së përbashkët, krahasuar me një muaj më parë.

Rreth 12.9 milionë njerëz në BE, përfshirë 10.97 milionë në Eurozonë, ishin të papunë gjatë po këtij muaji.

Në nëntor, 2.8 milionë të rinj (nën 25 vjeç) ishin të papunë në BE, nga të cilët mbi 2.3 milionë ishin në zonën e euros.

Shkalla e papunësisë te të rinjtë ishte 14.5 për qind si në BE ashtu edhe në zonën e euros.  (Elona)