Kryediplomati amerikan: Izraeli të minimizojë dëmet ndaj civilëve në Gaza
2024-01-10 16:30:00

Foto RTSH

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Izraeli që të minimizojë dëmet te civilët në luftën e tij ndaj Hamasit.

Gjatë takimit me presidentin izraelit Isaac Herzog, Blinken ka përsëritur mbështetjen amerikane për të drejtën e Izraelit për të siguruar që sulmet e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor mos të përsëriten dhe theksoi nevojën për të marrë të gjitha masat e mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve, citon “RTSH”.

“Në takim u diskutuan gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura”,- ka theksuar zëdhënësi Matthew Miller.

Blinken ka përsëritur thirrjet e SHBA-së për dhënien e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ndihmës humanitare për civilët në Gaza. (Elona)