Ndjenja ekonomike europiane shënoi rënie në vitin 2023
2024-01-10 11:31:41

Italia tregoi elasticitet në sondazhin e fundit të Komisionit Europian për ndjenjën ekonomike për vitin 2023, pavarësisht nga një rënie e përgjithshme e niveleve në të gjithë kontinentin në krahasim me fillimin e vitit të kaluar, shkruan “Xinhua”.

Të dhënat e rritjes ekonomike për vendet anëtare të Bashkimit Europian (BE) nuk do të publikohen brenda disa javësh, por ngadalësimi i ndjenjës ekonomike ka reflektuar një ngadalësim të pritshëm të rritjes së bllokut.

Treguesi i ndjesisë ekonomike të komisionit filloi vitin 2023 me 97.4 pikë për BE-në në tërësi, por ai ra në secilin prej nëntë muajve të parë përpara se të kthehej në 95.6 pikë gjatë tremujorit të fundit.

“Normat më të larta të interesit, eksportet më të ngadalta, çmimet më të larta të energjisë dhe faktorë të tjerë janë kombinuar për të zbehur perspektivat e rritjes ekonomike europiane dhe nuk është për t'u habitur që ndjenja ekonomike ka ndjekur shembullin”, - tha  Javier Noriega, kryeekonomist me bankën e investimeve me qendër në Milano “Hildebrandt dhe Ferrar”.

Italia ishte një pjesë pozitive në sondazh, duke fituar 2.6 pikë në dhjetor për të përfunduar vitin në 99.3 pikë, megjithëse ishte ende nën nivelin prej 102.6 pikësh të regjistruar në janar 2023. Nga pesë ekonomitë më të mëdha të bllokut: Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Holanda, vetëm Holanda u përmirësua gjatë vitit 2023, duke fituar 0.9 pikë për vitin. Spanja ishte i vetmi vend që e mbylli vitin mbi 100 pikë, duke përfshirë një fitim prej 2.4 pikësh në dhjetor. (Elona)