Viti 2023 konfirmohet si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
2024-01-10 16:32:46

Foto RTSH

Viti 2023 është konfirmuar si viti më i ngrohtë i regjistruar, i nxitur nga ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga njeriu dhe fenomeni natyror “El Niño”.

Viti i kaluar ishte rreth 1.48 gradë celsius më i ngrohtë se mesatarja, citon “RTSH” shërbimin klimatik të BE-së.

Temperaturat e sipërfaqes së detit kanë thyer gjithashtu nivelet e mëparshme.

“Met Office” raportoi javën e kaluar se Britania e Madhe përjetoi vitin e dytë më të ngrohtë në 2023-shin. Këto rekorde globale po e çojnë botën më afër shkeljes së objektivave kryesore ndërkombëtare të klimës. (Elona)