SHBA – Trump kërkon imunitet presidencial mbi akuzat në Xhorxhia
2024-01-10 11:50:55

Foto ATSH

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka paraqitur një mocion duke kërkuar imunitet presidencial në çështjen e Xhorxhias, në të cilën ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në dokumentacion, avokatët e Trump argumentojnë se klienti i tyre duhet të mbrohet nga imuniteti presidencial, sepse ai veproi në cilësinë e tij presidenciale kur kundërshtoi votat elektorale të Joe Biden, citon “ATSH”.

“Të komunikosh me zyrtarët shtetërorë për administrimin e zgjedhjeve federale dhe të kërkosh që ata të kryejnë përgjegjësitë e tyre zyrtare në lidhje me zgjedhjet janë përgjegjësi presidenciale”,- thanë avokatët e Trump-it.

“Nga viti 1979 deri në vitin 2023, asnjë president nuk është ndjekur penalisht për veprimet e kryera”,- nënvizuan ata. (Elona)