Bashkimi Europian do të vëzhgojë me kujdes zbatimin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë
2024-01-09 12:12:35

Zona Shengen (Foto Urgenttravel)

Pasi ka nisur zbatimi i vendimit për liberalizim të vizave për qytetarët kosovarë, BE-ja do të monitorojë sidomos numrin e keqpërdorimeve të lëvizjes së lirë, me fokus të veçantë në qëndrimin përtej afatit të lejuar, angazhimin ilegal në tregun e punës dhe angazhimin në veprime kriminale, njofton “RTSH”.

Pavarësisht se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë hyri në fuqi më 1 janar, vendi duhet të vazhdojë të përmbushë kriteret për liberalizim, ndërsa BE-ja dhe shtetet anëtare do të vëzhgojnë me kujdes se si po zbatohet ky proces.

Qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Scengen dhe janë të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në këtë zonë.

Sikurse edhe me vendet e tjera të rajonit, që për një kohë të gjatë gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza, Komisioni Evropian do të raportojë për gjendjen e zbatimit të liberalizimit të vizave në kuadër të raporteve nga mekanizmat për ndërprerjen e liberalizimit të vizave. (Fatosi)