Danimarka vonon dorëzimin e avionëve F-16 në Ukrainë
2024-01-08 14:46:11

Foto nga VCG

Dorëzimi i avionëve të parë luftarakë danezë F-16 në Ukrainë është vonuar prej disa muajsh.

“Sipas pritshmërive, gjashtë avionët e parë nuk mund të dërgohen në Ukrainë deri në tremujorin e dytë të vitit”,- bëri të ditur Ministria daneze e Mbrojtjes.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, njoftoi për herë të parë planet në verë, duke shpresuar se avionët luftarakë mund të dorëzoheshin në fund të vitit, shkruan “ATSH”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, disa kushte për dorëzimin e avionëve F-16 nuk janë përmbushur ende, të cilat përfshijnë trajnimin e pilotëve ukrainas.

Koha e dorëzimit varet gjithashtu nga faktorë të tillë, si pajisjet dhe kushtet e motit.

Gjashtë pilotë ukrainas aktualisht po trajnohen në Danimarkë. (Fatosi)