OKB: Rritja ekonomike globale parashikohet të ngadalësohet gjatë këtij viti
2024-01-08 11:15:26

Foto nga VCG

Rritja ekonomike globale parashikohet të ngadalësohet nga 2.7 për qind në vitin 2023 në 2.4 për qind më 2024-n, thuhet në raportin e OKB-së “Situata Ekonomike Botërore dhe Perspektivat 2024”, përcjell “The Guardian”, citon “Panorama”.

Në raport thuhet se dobësimi i tregtisë globale, kostot e larta të huamarrjes, rritja e borxhit publik, investimet vazhdimisht të ulëta dhe rritja e tensioneve gjeopolitike vënë në rrezik rritjen ekonomike globale. Rritja në shumë ekonomi të përparuara, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, parashikohet të ngadalësohet në vitin 2024 duke pasur parasysh normat e larta të interesit, uljen e shpenzimeve të konsumatorit dhe tregjet më të dobëta të punës.(Irma)