Forcat izraelite sulmojnë Gazën qendrore dhe jugore, përpara vizitës së Sekretarit Blinken
2024-01-08 20:55:28

Izraeli njoftoi të hënën se forcat ushtarake bënë sulme të reja ndaj militantëve të Hamasit në Gazën qendrore dhe jugore, si dhe sulme ajrore ndaj Hezbollahut në Libanin jugor.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sulmet u bënë ndërsa zyrtarët izraelitë përgatiteshin për vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pas takimit me Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, Sekretari Blinken tha se civilët palestinezë duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ndaj tyre nuk duhet ushtruar trysni për t’u larguar nga Rripi i Gazës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Komentet e Sekretarit Blinken pasuan shqetësimet e ngritura nga udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe disa vendeve të tjera të Lindjes së Mesme për zhvendosje të civiliëve palesitnezë nga Rripi i Gazës ose Bregu Perëndimor.