Rriten rastet e gripit në Itali, mbipopullohen spitalet
2024-01-06 15:01:10

foto nga VCG

foto nga VCG

Federata Italiane e Kompanive Shëndetësore dhe Spitalore (FIASO) e cilësoi mjaft shqetësuese përhapjen e virusit të gripit në Itali. 

Numri i rasteve me grip të paraqitura në kujdesin intensiv është pothuajse dyfishuar javën e fundit, sipas një sondazhi të FIASO, përcjell “Xinhua”.

Rastet e gripit po rriten me rënien e rasteve me koronavirus, gjë që ka një ndikim më të madh të përgjithshëm në sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit. “Rastet e koronavirusit po ia lënë vendin gripit”,- tha presidenti i FIASO-s, Giovanni Migliore. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndërkohë, Shoqata Italiane e Mjekësisë Urgjente (SIMEU) bëri të ditur se spitalet në Romë, Milano dhe Torino po mbipopullohen, duke krijuar radhë në situata joemergjente.

“Ne po mundohemi të garantojmë shërbimin, por jemi në një situatë shumë të vështirë”,- tha Fabio de Laco, president i SIMEU. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai shtoi se rritja e problemeve me frymëmarrjen te të moshuarit është një faktor kryesor pas rritjes së rasteve me grip. (Irma)