Spanja regjistron një rritje prej 82 për qind të emigracionit të paligjshëm
2024-01-06 14:45:00

foto nga VCG

foto nga VCG

Spanja regjistroi 56.852 emigrantë të paligjshëm në vitin 2023, një rritje prej 82.1 për qind nga një vit më parë, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme spanjolle, citon “Xinhua”. 

Shumica e emigrantëve bënë një kalim të rrezikshëm prej mbi 100 km nga bregu veriperëndimor i Afrikës në arkipelagun e Ishujve Kanarie. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Nga totali, 39.910 emigrantë arritën në Ishujt Kanarie, me 154.5 për qind më shumë nga viti 2022. 15.435 emigrantë të tjerë kaluan Detin Mesdhe nga Afrika e Veriut në Spanjën kontinentale dhe Ishujt Balearik, me 19 për qind më shumë nga viti 2022, ndërsa emigrantët e mbetur arritën në enklavën spanjolle afrikano-veriore të Ceutës dhe Melilla. 

Pavarësisht shifrave të vitit 2023, numri është më i ulët se 64.300 njerëz që udhëtuan ilegalisht në Spanjë në vitin 2018, megjithëse në atë kohë shumica e vendkalimeve drejtoheshin në rajonin e Andaluzisë në bregun jugor të Spanjës.

foto nga VCG

foto nga VCG

Të enjten, qeveria spanjolle ra dakord të pranonte një grup prej 281 emigrantësh nga Nikaragua dhe Venezuela, të cilët kishin udhëtuar më parë në Shtetet e Bashkuara. Masa vjen pas një marrëveshjeje me SHBA-në për të lehtësuar një pjesë të presionit emigrator nga kufiri jugor i SHBA-së. (Irma)