Rikthehet Covid-19 në Greqi, shënohen edhe viktima
2024-01-06 16:05:10

foto nga VCG

foto nga VCG

Greqia ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus, që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo shqetësimi më i madh nuk është shtimi i numrit të rasteve, por ashpërsia më të cilën është rikthyer virusi, shkruan “Panorama”.

Mediet greke raportojnë se gjatë periudhës 25-31 dhjetor 2023 numri i rasteve është rritur me 44%, ndërsa numri i personave të intubuar tani ka arritur në 70.

Po ashtu, 57 persona kanë ndërruar jetë nga komplikimet e Covid-19.

Po ashtu, në Greqi është shënuar rritje e edhe e rasteve të gripit dhe virusit respirator. (Irma)