Eksportet e ushqimeve të detit të Norvegjisë arritën rekord të lartë në vitin 2023
2024-01-06 15:10:20

foto nga VCG

foto nga VCG

Eksportet e ushqimeve të detit të Norvegjisë arritën rekord të lartë të paprecedentë në vitin 2023, me një vlerë prej 172 miliardë korona norvegjeze (16.68 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 14 për qind, ose 20.7 miliardë korona norvegjeze, krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi Këshilli Norvegjez i Ushqimeve të Detit, citon “Xinhua”. 

Christian Chramer, drejtori menaxhues i këshillit, tha se 2023-shi ishte viti më fitimprurës në histori për eksportet e ushqimeve norvegjeze të detit. 

Ushqimi i detit nga Norvegjia mbetet i lakmuar globalisht, duke siguruar pozicionin si eksporti i dytë më i madh i vendit pas naftës dhe gazit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Dobësimi i koronës norvegjeze që nga viti 2022 ka rritur ndjeshëm rritjen e eksporteve në terma monetare në monedhën vendase. 

Megjithatë, kjo rritje ishte më pak e theksuar kur vlerësohej në euro ose dollarë amerikanë, të cilat janë monedhat kryesore tregtare të Norvegjisë. 

Eksportet totale të ushqimeve të detit të Norvegjisë për sa i përket vëllimit ranë në 2.8 milionë tonë në vitin 2023, një rënie prej 5 për qind nga 2022-shi. Ekspertët e shikojnë rënien e konsumit vendas të ushqimeve të detit si një shqetësim të ngutshëm. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Në vitin 2023, Norvegjia eksportoi ushqim deti në 153 vende dhe rajone, gjashtë më shumë se një vit më parë. Polonia, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin tregjet kryesore për prodhimet e detit norvegjeze. Kina u shfaq si tregu i tetë më i madh global dhe më i rëndësishmi në Azi për prodhimet e detit norvegjeze. Në vitin 2023, Kina importoi mallra me vlerë 8.5 miliardë korona norvegjeze, një rritje prej 18 për qind nga viti 2022. (Irma)