Udhëheqësi i Hezbollahut kërcënon të godasë Izraelin nëse zgjeron sulmet ndaj Libanit
2024-01-05 11:23:30

Shperthime - Hezbollah (Foto Xinhua)

Shperthime - Hezbollah (Foto Xinhua)

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, paralajmëroi që të godasë Izraelin pa kufizim, nëse vendis zgjeron sulmet e tij kundër Libanit, njoftoi kanali televiziv lokal “al-Manar”, përcjell “Xinhua”.

Nasrallah tha se vrasja e Saleh al-Arouri, zëvendësshefit të Hamasit dhe zyrtarëve të tjerë të Hamasit në Bejrut një ditë më parë, ishte një krim i rrezikshëm.

Ai tha se konfrontimi aktual në kufirin jugor të Libanit ka qenë i kufizuar, duke marrë parasysh prioritetin e mbrojtjes së stabilitetit dhe sigurisë së Libanit. “Nëse Izraeli zgjeron sulmet e tij, e gjithë fuqia jonë do të përdoret për të sulmuar Izraelin. Ne nuk i frikësohemi luftës dhe nuk hezitojmë për të, përndryshe, ne do të kishim ndaluar së luftuari në frontin jugor”,- tha ai.

Kufiri Liban-Izrael ka pasur një tension të shtuar që nga 8 tetori pasi grupi i armatosur libanez Hezbollah hodhi dhjetëra raketa drejt Izraelit në mbështetje të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit një ditë më parë, duke e shtyrë Izraelin të përgjigjej duke gjuajtur artileri të rëndë në drejtim të Libanit juglindor. (Irma)