Kryeministrja italiane: Çështja e emigracionit është një sfidë epokale
2024-01-05 14:47:29

Kryeministrja italiane (Foto Atsh)

Kryeministrja italiane (Foto Atsh)

Sfidë epokale e cilësoi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, çështjen e emigracionit.

Gjatë një konference me mediat, kryeministrja Meloni tha se mund të përpilohen nisma të ndryshme që japin konsensus të menjëhershëm, por nuk e zgjidhin çështjen, shkruan “ATSH”.

“Nevojitet një mënyrë strukturore për të zgjidhur problemin, gjë që kërkon përfshirje të madhe ndërkombëtare. Qëllimi im është të punojmë me Afrikën, të ndalojnë largimet nga Afrika, të vlerësojmë hapjen e pikave të nxehta në Afrikë dhe paralelisht të punojmë për emigracionin legal. Ne kemi qenë qeveria e parë që ka aktivizuar dekretin e flukseve për tre vjet”,- tha ajo.

Sipas saj, një element tjetër themelor është dhënia e sinjaleve për emigrimin e ligjshëm. “Është një punë shumë e ndërlikuar ku gjërat kanë filluar të ndryshojnë, besoj se mund të bëjmë shumë më tepër sepse shihet ndryshim qasjesh”,- tha Meloni. (Irma)