Inflacioni në Turqi ende në nivelin 65 për qind
2024-01-04 15:52:05

Turqi (Foto ATSH)

Turqi (Foto ATSH)

Inflacioni arriti në 64.8% në Turqi, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën. Rritja e çmimeve të konsumit, e nxitur veçanërisht nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i lirës turke, shënoi 2.9% gjatë një muaji, shkruan “ATSH”.

Inflacioni, i cili ka rifilluar rritjen e tij që nga qershori, qëndroi në 62% në nëntor.

Rritja e çmimeve ka të bëjë veçanërisht me produktet ushqimore (+72%), transportin (+77,1%), shëndetin (+79,6%), arsimin (+82%) si dhe hotelet dhe kateringun (+93,2%), sipas Institutit turk të Statistikave.

Ndonëse të larta, shifrat zyrtare kundërshtohen nga ekonomistët e pavarur në Grupin e Kërkimit të Inflacionit (ENAG), të cilët llogaritin rritjen e çmimeve të konsumit me 127,2% nga viti në vit.

Në këtë kuadër, paga minimale u rrit me 49% më 1 janar, për të arritur në 17 000 lira turke ose afërsisht 520 euro. (Elona)