Gjermania instalon një rekord prej një milion sistemesh diellore në vitin 2023
2024-01-04 14:45:37

Më shumë se një milion sisteme të reja diellore për gjenerimin e energjisë elektrike ose ngrohjes u instaluan në Gjermani në vitin 2023, duke shënuar një kulm historik, citon “Xinhua”.

Të dhënat nga Agjencia Federale e Rrjetit treguan se sistemet e energjisë diellore me një fuqi maksimale prej rreth 14 gigavat u vendosën rishtazi nëpër çati duke përfaqësuar një rritje prej 85 për qind të kapacitetit fotovoltaik krahasuar me vitin 2022.

Stoku i sistemeve fotovoltaike të Gjermanisë u rrit në 3.7 milionë, duke prodhuar 62 miliardë kilovat-orë vitin e kaluar e duke kontribuar në rreth 12 për qind të konsumit të energjisë elektrike të vendit.

Kërkesa për energji elektrike pritet të mbetet e lartë në vitin 2024 për shkak të rritjes së mëtejshme të çmimeve të energjisë elektrike dhe kushteve tërheqëse të subvencionimit.

Këtë vit, më shumë se 1.5 milionë pronarë të pronave private po planifikojnë të instalojnë sisteme diellore në pronat e tyre, sipas një sondazhi nga instituti i kërkimit të tregut “YouGov”. (Elona)