CMG-ja shpall 4 vendet dytësore të organizimit të Galasë së Festës së Pranverës 2024
2024-01-04 21:30:12

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi të enjten katër vendet dytësore të organizimit të Galasë së Festës së Pranverës të vitit 2024, që janë përkatësisht Shenyang në Kinën Verilindore, Xi'an dhe Kashgar të Kinës Veriperëndimore dhe Changsha në pjesën qendrore të vendit.

Foto:CMG

Foto:CMG

Të katër vendet dytësore do t'i bashkohen vendit kryesor të organizimit, Pekinit, për të shfaqur galanë e këtij viti në vigjiljen e Vitit të Ri Kinez, që bie më 9 shkurt.

Presidenti i CMG-së Shen Haixiong mori pjesë në ceremoninë e publikimit.

Zhang Guofei, drejtor i Qendrës së Programit të Arteve të CMG-së, tha se Galaja e Festës së Pranverës është një ngjarje e madhe kulturore për të gjithë kinezët dhe një "kartëvizitë e artë" për promovimin ndërkombëtar të kulturës kineze.

Ai bëri të ditur se në Galanë e sivjetshme do të përdoret modeli "1+4", që përbëhet nga një vend kryesor dhe katër vende dytësore, dhe do të bëhen përpjekje që vendet dytësore dhe vendi kryesor të integrohen së bashku nëpërmjet skenografisë, interpretimit artistik dhe paraqitjes së mrekullueshme, për të treguar kulturën e pasur folklorike të pjesëve të ndryshme të vendit.

Foto:CMG

Foto:CMG

Ekipi organizues i Galasë do të paraqesë pikat kryesore historike e kulturore dhe karakteristikat rajonale të secilit vend organizimi e do të shpërfaqë plotësisht epërsitë e integrimit të tyre, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme për të pritur Vitin e Ri Hënor, përmes formave të larmishme të artit.

Galaja, me një histori mbi 40-vjeçare, që në gjuhën kineze quhet “Chun Wan”, transmetohet drejtpërdrejt në platformat multimediale në çdo vigjilje të Vitit të Ri Kinez. Ajo shikohet familjarisht nga qindra milionë njerëz, si mënyrë e kremtimit të ardhjes së Vitit të Ri Kinez. (Zhang Yan/Artan)