Gjykata e Lartë në Izrael vendos kundër reformës gjyqësore të kryeministrit Netanyahu
2024-01-03 10:01:09

Izrael (Foto ATSH)

Izrael (Foto ATSH)

Gjykata e Lartë në Izrael ka rrëzuar një element qendror të reformës gjyqësore të diskutueshme të qeverisë, në një vendim dramatik për një çështje që kishte ngjallur protesta mbarëkombëtare në fillim të këtij viti.  

“Një shumicë e vogël prej 8 nga 15 gjyqtarët ishin në favor të anulimit të një amendamenti të ligjit të miratuar në korrik”,- njoftoi gjykata, si një goditje e madhe ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, shkruan “ATSH”.  

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, amendamenti i Kushtetutës i kishte hequr gjykatës mundësinë për të ndërmarrë veprime kundër vendimeve “të papërshtatshme” nga qeveria, kryeministri ose ministrat individualë.  

Kritikët e amendamentit të qeverisë thanë se ai mund të nxiste korrupsionin dhe emërimin arbitrar të posteve të rëndësishme. Sipas vendimit të gjykatës, amendamenti do të kishte shkaktuar dëm serioz dhe të paprecedentë në karakteristikat thelbësore të shtetit të Izraelit si një shtet demokratik.  

 (Elona)