Pesë vende anëtarësohen zyrtarisht në BRICS
2024-01-01 12:55:09

Foto:VCG

Foto:VCG

Anëtarësimi në BRICS i Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Iranit dhe Etiopisë hyri në fuqi zyrtarisht të hënën. 

Këto vende u ftuan të bëjnë pjesë në këtë grup në gushtin e vitit 2023 pas Samitit të 15-të të BRICS-it në Johanesburg të Afrikës së Jugut. 

BRICS, një platformë e rëndësishme bashkëpunimi mes tregjeve të reja dhe vendeve në zhvillim, e përbërë fillimisht nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, ka marrë shumë kërkesa për anëtarësim në vitet e fundit.(Zhang Yan/Artan)