Kina nxit komunitetin ndërkombëtar të bëjë çdo përpjekje për armëpushimin në Gaza
2023-12-31 15:31:19

CFP

CFP

Një i dërguar kinez i kërkoi të premten komunitetit ndërkombëtar që të bëjë çdo përpjekje për të promovuar një armëpushim mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, i bëri këto komente në një takim të hapur të Këshillit të Sigurimit mbi konfliktin palestinezo-izraelit në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut.

Dhuna dhe vrasja e civilëve si dhe bastisjet dhe arrestimet në Bregun Perëndimor vazhdojnë ende, pavarësisht rezolutave të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit, të cilat nxisin një armëpushim dhe respektim të ligjit ndërkombëtar humanitar nga forcat izraelite, tha Geng.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkojë të gjitha përpjekjet për të promovuar një armëpushim, për të lehtësuar katastrofën dhe për të shpëtuar jetë." - theksoi ai.

Raundi i ri i konfliktit palestinezo-izraelit që zgjat prej më shumë se 80 ditësh, ka rezultuar me vdekjen e më shumë se 200 mijë njerëzve në Gaza dhe një katastrofë të rëndë humanitare.

Kina i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë sulmet ushtarake pa dallim dhe ndëshkimet kolektive ndaj popullsisë civile në Gaza dhe të sigurojë kushtet e nevojshme për agjencitë humanitare në ofrimin e ndihmave në këtë rajon, tha Geng. (Xu Guang)