Fuqia kineze që mbron paqen dhe zhvillimin
2023-12-27 17:43:36

Pak ditë më parë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të detyrës mes kontingjentit të 21-të dhe kontingjentit të 22-të të trupave paqeruajtëse të Kinës në Liban, çka simbolizon që paqeruajtësit kinezë në Liban kanë kryer me sukses 21 herë dorëzimin e detyrës. Qysh prej gushtit 2023, trupat paqeruajtëse kineze kanë çaktivizuar 2277 mina në një zonë prej 15325 metrash katrorë, kanë përfunduar 87 detyra ndërtimi dhe 32 detyra të përkohshme ndërtimi dhe kanë ofruar shërbime mjekësore për 3 700 të plagosur. Të 410 paqeruajtësit kinezë në Liban janë dekoruar me “Medaljen e Nderit dhe Paqes”, që është nderimi më i lartë për punonjësit paqeruajtës të OKB-së.