Modernizimi i stilit kinez, përmes forcimit të bujqësisë dhe rigjallërimit rural
2023-12-22 10:21:25

Modernizimi bujqësor përfshin përdorimin e teknologjive të avancuara dhe metodologjive shkencore dhe praktikave të menaxhimit për të rritur efikasitetin, produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e bujqësisë, të cilat janë thelbësore për ndjekjen e modernizimit kinez. Ndërsa Kina ndjek modernizimin për të mirën e mbi 1.4 miliardë banorëve të saj, është thelbësore që bujqësia të harmonizohet me nevojat e tyre. Konferenca qendrore vjetore për punët rurale të Kinës, e mbajtur të martën dhe të mërkurën në Pekin, përcaktoi përparësitë e punës rurale të Kinës për vitin 2024. Kreu i shtetit i Kinës Xi tha në  konferencë se në vitin 2023, Kina ka përballuar fatkeqësi serioze natyrore dhe disa kushte të pafavorshme, duke siguruar një rekord në prodhimin e drithërave, një rritje të shpejtë në të ardhurat e fermerëve dhe harmoni e qëndrueshmëri në zonat rurale. Dr.Marsela Musabelliu komenton për Grupin  Mediatik të Kinës këtë konferencë të rëndësishme për ecurinë e sektorit bujqësor dhe pritshmëritë e zhvillimit të tij në vitin 2024.

CFP

CFP

CMG: Kina është vendi më i madh bujqësor në botë, që ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë, duke krijuar një botë solide për realizimin e modernizimit kombëtar. Konferenca qendrore vjetore për punët rurale të Kinës u zhvillua të marten dhe të mërkurën në kryeqytetin kinez Pekin dhe në të u vendos për përparësitë e punës rurale të vendit edhe për vitin 2024.  Si një njohëse e mirë e zhvillimit të Kinës, cili është komenti juaj për këtë

Dr. Marsela Musabelliu: Unë e kam ndjekur me vëmendje jo vetëm këtë konferencë, por siç ndodh gjatë gjithë dhjetorit në Kinë ku bëhet një raport i punëve dhe ecurive të vitit që po lemë pas dhe një projeksion specifik i vitit që vjen dhe punëve që do të kryhen gjatë tij.

Kjo konferencë u zhvillua në dy ditë rresht, sepse një ditë nuk do të ishte e mjaftueshme pasi viti 2023 ka qenë disi sfidues nga ana e fatkeqësive natyrore dhe disa kushteve të pavaforshme. Po të shikojmë dhe pjesëmarrjen e ekspertëve në konferencë duhej bërë një rezume e çfarë u la pas dhe të shikoheshin hendeqet që duhen mbushur në mënyrë të tillë që nëse ndodhin gjëra të tjera në vitin që vjen të jenë të përgatitur.

Unë ndoqa fjalët e ekspertëve dhe të politikanëve dhe dukej që kjo rezume pavarësisht fatkeqësive natyrore të vitit 2023 Kina ia arriti të ketë një rekord të ri në prodhimin e drithërave, duke siguruar një rritje relativisht të shpejtë të të ardhurave të fermerëve. Gjithashtu Kina ruajti atë që quhet harmonia dhe stabiliteti në zonat rurale, harmonia sa i përket njeriut dhe natyrës, ndërsa stabiliteti sa i përket zinxhirëve të furnizimit, të cilët e kanë bazën në zonat rurale dhe specifikisht në bujqësi dhe blegtori.

CMG: Presidenti Xi tha në Konferencën qendrore vjetore për punët rurale  se Kina ka përballuar fatkeqësi serioze natyrore dhe kushte të pafavorshme, por ka siguruar një rekord në prodhimin e drithërave, rritje të shpejtë të të ardhurave të fermerëve dhe harmoni e qëndrueshmëri në zonat rurale. Sa mendoni se do të ndikojë rigjallërimi rural për të çuar përpara modernizimin e stilit kinez?

CFP

CFP

Dr. Marsela Musabelliu: Fjala e presidentit Xi ishte thelbësore përsa i përket kësaj konference sepse në këtë fjalë jo vetëm që u bënë vërejtjet specifike për vitin që po kalon, por u dhanë dhe direktivat për vitin që do të vijë.

Ai u shpreh se duhen bërë përpjekje të pandërprera për modernizimin dhe theksoi nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të forcuar themelet e sektorit bujqësor dhe për të avancuar atë që quhet rigjallërimi rural. Pastaj u vendos theksi tek përvoja e Programit të Ringjalljes Rurale të Gjelbër, suksesi i të cilit deri tani do të shërbejë edhe si një udhëzues për zbatimin e politikave specifike për kushtet lokale të Kinës. Në fjalën e presidentit Xi kuptohet se në thelb është siguria ushqimore.

Janë më shumë se 1 miliard e 400 milionë njerëz për të cilët siguria ushqimore vjen nga direktivat e këtij fundviti. Siguria ushqimore që nuk projektohet me muaj, por me vite duhet të jetë në ballë të fatkeqësive, të kushteve gjeopolitike. Mjafton të mendojmë që shumë produkte importohen dhe nëse ka shkëputje të zinxhirëve të furnizimit përbën një problem të brendshëm. Duhet të kemi parasysh se siguria ushqimore për kombin është parësore përsa i përket kësaj konference. Në fjalën e presidentit Xi shikohet se si do të arrihet kjo lloj sigurie me anë të modernizimit, lehtësimit të fatkeqësive kur ato ndodhin me anë të integrimit të bujqësisë dhe të punës së njerëzve që drejtojnë punët rurale. Aty ku bëhet ndërthurja e zhvillimit industrial me zhvillimin bujqësor duhet një menaxhim që të jetë prioritet përsa i përket vitit të ardhshëm.

CMG: Sa i përket bujqësisë kineze financimi në këtë sektor të rëndësishëm jetik por edhe teknologjia e avancuar mendoni se janë dy shtylla të rëndësishme për ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtij sektori në vitin 2024?

Dr.  Marsela Musabelliu: Patjetër sepse investimet janë gjithmonë në pararojë sa i përket zhvillimit të një vendi. Edhe pse bujqësia është në fokus të vendit sepse aty është siguria ushqimore. Bujqësia përbën afro 8 për qind të prodhimit ekonomik të Kinës dhe kjo më shumë se sa shifër është nevojë kombëtare. Për këtë nevojë kombëtare prioritetet për vitin që vjen u përshkruan në fjalën e presidentit Xi, kur tha se është një themel i forte për modernizimin e Kinës.

Nëse ky sektor nuk integrohet dhe nuk ndjek pjesën tjetër të avancimit edhe themeli duhet të jetë i tillë. Kreu i shtetit i Kinës kërkoi që industritë e tjera që janë më të avancuara të ndihmojnë dhe të mbështesin këtë sektor jetik për ekonominë e vendit.

CFP

CFP

Mjafton të mendojmë që në slloganin e çrrënjosjes së varfërisë që ishte se askush nuk do të lihet pas  ishte më shumë i lidhur me zonat rurale. Për këtë arësye presidenti Xi i kërkoi industrive të avancuara dhe teknologjisë së lartë që të mbështesin bujqësinë dhe blegtorinë e vendit. Ndërkohë me interes ishte vazhdimi i programit “10 milion”. Para dy vjetësh u hodh ideja që 10 milion studentë të shkollave profesionale ose të sapodiplomuar të shkojnë në zonat rurale për të ndihmuar vendësit me njohuritë, me punën e tyre dhe energjinë. Ky është një integrim i atyre të rinjve që të nxisin dhe  ndihmojnë vendin për të ecur përpara.

Intervistoi Eda Merepeza