Parfumierët gjejnë rrugën aromatike drejt suksesit
2023-12-20 09:49:58

Francezi Frédéric Malle, mjeshtri i aromave që krijoi markën “Editions de Parfums Frederic Malle”, në vitin 2000, ndoshta e dinte që në fillim se parfumet unike do të ishin thesaret më të vlefshme të markës. Deri më tani, 15 parfumierë kanë bashkëlançuar parfume me Malle nën markën “Editions de Parfums Frederic Malle”, dhe krijimi më i ri është publikuar së fundi në Kinë.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Heaven Can Wait”, parfumi i ri u bashkëzhvillua nga Malle dhe Jean-Claude Ellena dhe tani gjendet në raftet e 14 dyqaneve të “Editions de Parfums Frederic Malle” në të gjithë vendin.

“Tregu kinez është ndoshta i preferuari im, ndoshta më i suksesshmi për produktet e parfumeve në nivel global.  Tregu kinez ka një bazë të madhe konsumatore me një interes të madh për parfumet, duke kërkuar vazhdimisht të mësojë dhe të kuptojë më shumë rreth tyre”,- tha Malle.

Sipas të dhënave të kryera nga agjencia e konsulencës “iiMedia Research”, tregu i parfumeve në Kinë arriti në rret 16.9 miliardë juanë (afro 2.4 miliardë dollarë) në vitin 2022 dhe pritet të arrijë në 30 miliardë juanë në vitin 2025, rreth tre herë më shumë se ritmi i rritjes së tregut global.

“Suksesi ynë në Kinë me “Rose Tonnerre” nuk përfshinte një marketing të rëndësishëm, por aroma u vlerësua dhe profesionistët e industrisë e çmuan atë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Si një markë që thekson rezonancën individuale mbi vëllimin e shitjeve, ne mund të kemi sukses në këtë treg në zhvillim”,- tha Malle.

Së bashku me lançimin e një produkti të ri, “Editions de Parfums Frederic Malle” mbajti ekspozitën “L'avant-garde Du Parfum” në dyqanin “JIC Books” në Shangai nga 2 dhjetor deri të dielën, duke lejuar më shumë njerëz të njohin filozofinë dhe frymën e markës.

Duke qenë në industrinë e aromave për 35 vjet dhe duke ardhur nga një traditë familjare e zhytur në aroma, Malle shpreson gjithmonë të ndërgjegjësojë publikun për këta mjeshtër të parfumeve të fshehura dhe avangarde në industri, gjë që është edhe qëllimi i krijimit të markës. Sipas tij, zhvillimi i aromave është një detyrë monumentale dhe kthimi i një ideje në një produkt aromash kërkon aftësi bazë dhe talent të jashtëzakonshëm.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Pak mjeshtër mund ta përballojnë të gjithë procesin nga ideja në përfundim. Midis të gjithë mjeshtërve me të cilët kam punuar, vetëm rreth 15 në botë mund ta menaxhojnë të gjithë këtë proces”,- tha Malle.

Shumë mjeshtër janë miq prej kohësh të Malles dhe frymëzimi zbulohet gjithmonë në jetën e tyre të përditshme.

“Kur kam një ide të mirë, kërkoj një mjeshtër, stili i të cilit përputhet me të. Për një aromë të freskët, drejtohem te Jean-Claude Ellena; për një aromë sensuale i drejtohem Maurice Roucel.

Foto:VCG

Foto:VCG

Çdo mjeshtër ka një stil të veçantë dhe idetë e mira janë themeli i ndërveprimeve tona”, tha Malle.