Zona e Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao tregon gjallërinë e vet
2023-12-19 11:04:45

Në pesë vjetët që kur u hap për trafikun, në urën Hong-Kong -Zhuhai - Makao kanë qarkulluar 7.5 milionë automjete dhe 36 milionë njerëz udhëtarë midis Guangdong-ut, Hong-Kongut dhe Makaos.

Infrastruktura gjithnjë e më e përmirësuar ka bërë të mundur udhëtimin në Zonën e Madhe të Gjirit. Puna në Shenzhen dhe jetesa në Hong-Kong, ardhja në Zhuhai në mëngjes dhe kthimi në Makaonë mbrëmje është bërë një rutinë e përditshme për shumë njerëz.

 

Lidhshmëria shkon përtej transportit. Ndërsa Zona e Madhe e Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao bashkëpunon gjithnjë e më shumë në fusha të tilla si arsimi, mjekësia, sigurimet shoqërore dhe kultura, shkëmbimet ndërmjet qyteteve janë zgjeruar nga turizmi e vizitat familjare dhe konsumi e biznesi te punësimi, sipërmarrja dhe jetesa e njerëzve.