Miqësia Kinë-Vietnam trashëgohet brez pas brezi
2023-12-14 17:51:45

Të mërkurën pasdite në Hanoi, sekretari i përgjithshëm i PKK-së e presidenti kinez Xi Jinping, dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, u takuan së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PKV-së Nguyễn Phú Trọng dhe bashkëshorten e tij me përfaqësues të të rinjve e të personaliteteve mike të të dy vendeve.
Në emër të PKK-së e të qeverisë kineze, Xi Jinping-u u shprehu përshëndetje të përzemërta personaliteteve që merren me kauzën e miqësisë ndërmjet Kinës e Vietnamit. "Unë dhe sekretari i përgjithshëm Nguyễn Phú Trọng shpallëm së bashku krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta me rëndësi strategjike Kinë-Vietnam, duke hapur etapën e re të zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy partive e të dy vendeve. Ky vendim strategjik përputhet me interesat dhe dëshirën e përbashkët të të dy popujve," tha Xi.

Përfaqësuesit e të dy palëve u shprehën se do ta trashëgojnë miqësinë tradicionale, do të forcojnë shkëmbimet dhe do të thellojnë besimin e ndërsjellë, për të dhënë kontribut për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Vietnam. (Fani)