Xi dhe bashkëshortja e tij përshëndeten me sekretarin e përgjithshëm të PKV-së dhe bashkëshorten e tij
2023-12-14 00:05:49

Të mërkurën pasdite, në fund të vizitës shtetërore në Vietnam dhe me rastin e nisjes për në atdhe, sekretari i përgjithshëm i PKK-së e presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u përshëndetën me sekretarin e përgjithshëm të PKV-së Nguyễn Phú Trọng dhe bashkëshorten e tij.

Nguyễn Phú Trọng vlerësoi se vizita e Xi Jinping-ut në Vietnam ishte një sukses i plotë dhe u shpreh se dy palët jo vetëm nënshkruan dhjetëra dokumente bashkëpunimi, po më e rëndësishmja është që ato shtuan mirëkuptimin e besimin e ndërsjellë.

Ndërsa Xi Jinping-u u shpreh se, gjatë kësaj vizite, të dy palët njoftuan krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta me rëndësi strategjike ndërmjet tyre, gjë që sigurisht do t'i ngrejë marrëdhëniet Kinë-Vietnam në një nivel të ri. (Fani)