Kina publikon masat për integrimin e tregtisë së brendshme dhe të jashtme
2023-12-12 18:31:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sivjet është 45-vjetori i nisjes së politikës së Reformës dhe Hapjes. Për të siguruar një zhvillim të vazhdueshëm dhe me cilësi të lartë, Kina ka bërë përpjekje të pandërprera për hapjen me nivel të lartë.

Tregtia është një nga tre motorët kryesorë për ekonominë kineze. Përveç reformës e hapjes së mëtejshme në sektorët e prodhimit, shërbimit dhe financës, Kina ka marrë edhe vendim që të nxitë më tej integrimin e tregtisë së brendshme dhe të jashtme, çka konsiderohet si një sinjal i qartë për hapjen e mëtejshme dhe institucionale të ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vullnet i vendosur nga qeveria kineze

Më 11 dhjetor 2023, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi dokumentin “Disa masa mbi përshpejtimin e zhvillimit të integruar të tregtisë së brendshme dhe të jashtme”, ku janë përfshirë 18 masa të detajuara.

Në fakt, këto masa janë shqyrtuar më 1 dhjetor gjatë mbledhjes së Këshillit të Shtetit të drejtuar nga kryeministri kinez Li Qiang. Në këtë mbledhje u vu në dukje që përshpejtimi i integrimit të tregtisë së brendshme dhe të jashtme është kërkesa e brendshme për modelin e ri të zhvillimit dhe për zhvillimin me cilësi të lartë të Kinës.

Integrimi i tregtisë së brendshme dhe tregtisë së jashtme ka tërhequr edhe më përpara, vëmendjen e qeverisë kineze, e cila ka bërë mjaft punë në këtë drejtim gjatë mbarë vitit 2023.

Në janarin e sivjetshëm, 14 departamente qeveritare, si Ministria e Tregtisë, kanë përcaktuar pikat eksperimentale të integrimit të tregtisë së brendshme dhe të jashtme në nëntë krahina të vendit, si Pekin dhe Shangai. Në mars, në një konferencë të posaçme kombëtare, u përcaktuan punët e përgjithshme që duhet të kryhen në mbarë vendin për integrimin e tregtisë së brendshme dhe të jashtme. Në maj u zhvillua mbledhja e 2-të e mekanizmit ndërministror për integrimin e tregtisë së brendshme e të jashtme, ku u vendosën punët kryesore në këtë drejtim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Masa për integrimin tregtar, baza për më shumë rritje

Pas zhvillimit me shpejtësi të madhe prej shumë vjetësh, Kina tani po përballon një sfidë për rritjen me cilësi të lartë në sektorin e tregtisë. Analisti ekonomik Song Xuetao u shpreh që dy lloje të ndryshme tregtie, pra e brendshme dhe e jashtme, do të pengojnë formimin e modelit të ri të zhvillimit dhe do të vonojnë ndryshimin e modelit të zhvillimit të Kinës. Në këtë gjendje, do të jetë e lehtë të ketë mosmarrëveshje tregtare në tregtinë botërore, duke mos qenë në favor të integrimit të thellë të tregut kinez me tregun global. Krahas kësaj, sipas tij, kjo do të pengojë pjesëmarrjen e Kinës në hartimin e rregullave tregtare globale.

Kështu, integrimi i tregtisë së brendshme dhe asaj të jashtme ka rëndësi të madhe për zhvillimin me cilësi të lartë të Kinës.

Këtë herë, publikimi i këtij dokumenti nga Këshilli i Shtetit është konsideruar si një hap i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të integruar për tregtinë e brendshme dhe të jashtme, që do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërmarrjet tregtare dhe industriale. Këto masa për integrimin tregtar janë në të mirë edhe për të krijuar themelet për rritjen ekonomike në vitin 2024 dhe në një periudhë më afatgjatë, pasi kjo mund të konsolidojë bazën e mëkëmbjes së vitit 2023 dhe, mbi këtë bazë, ndërmarrjet mund të zgjerojnë më tej biznesin e tyre, duke krijuar më shumë kërkesa në treg.

Krahas këtyre masave, në vitet e fundit, në Qingdao dhe Shenzhen është vënë në përdorim edhe sistemi i standardeve të unifikuara, të njohura si “tre unifikimet” (linjë, standard dhe cilësi e unifikuar), çka mund të ndihmojë ndërmarrjet të shfrytëzojnë tregjet e brendshme dhe të jashtme, burimet vendase dhe ndërkombëtare. Kështu, mund të nxitet integrimi i tregtisë së brendshme dhe të jashtme.

Siç mësohet, produktet me “tre unifikimet” mbulojnë ushqimin, produktet bujqësore, mallrat e konsumit të zakonshëm dhe mallrat industriale. Ndërmarrjet me këtë sistem standardesh mund të prodhojnë mallra që plotësojnë kërkesat e tregjeve ndërkombëtare, si dhe mund të shesin në tregun vendas.

Kryemenaxheri i Qendrës Studimore të “Caixin Securities”, Yuan Chuang, është i mendimit që një sistem i tillë me “tre unifikime” në fakt është një hapje sistemore me nivel më të lartë dhe është zhvillimi i thellë i politikës së Reformës e Hapjes të Kinës. Kjo, sipas tij, është një sinjal i rëndësishëm që Kina po kalon nga hapja në fushën e mallrave dhe faktorëve të prodhimit në hapjen sistemore me rregulla dhe standarde të unifikuara. (Jiang Lei)