Intervistë me ish-kancelarin austriak Wolfgang Schüssel
2023-12-09 15:19:21

Ish-kancelari i Austrisë Wolfgang Schüssel dha një intervistë të posaçme për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Wolfgang Schüssel-i është një mbështetës i fortë i bashkëpunimit rajonal dhe globalizimit. Në fund të shekullit të 20-të, ai nxiti anëtarësimin e Austrisë në Bashkimin Evropian. Gjatë mandatit, ai lehtësoi projektet e bashkëpunimit për kërkimin shkencor mbi pandat gjigante midis Kinës dhe Austrisë, duke i dërguar për herë të parë këto specie të rralla kineze në vendin e tij. Gjatë më shumë se 4 dekadave, Schüssel-i e ka vizituar mjaft herë Kinën, duke eksploruar sekretet e zhvillimit të saj. Sipas tij, "shkëputja" midis Kinës dhe Evropës është një marrëzi. Në këtë situatë të ndërlikuar ndërkombëtare, çfarë pritshmërish ka Schüssel-i për të ardhmen e bashkëpunimit Kinë-BE?