Nën armët e zjarrit nuk do të ketë asnjë fitues
2023-12-03 17:53:20

CFP

CFP

Konflikti palestinezo-izraelit që po zgjat për afro dy muaj e ka kthyer Rripin e Gazës në një ferr mbi tokë: qyteti është kthyer në një rrënojë nga bombardimet, gra dhe fëmijë të panumërt janë vrarë dhe plagosur ndërsa miliona njerëz janë zhvendosur dhe kanë mbetur të pastrehë. Data 24 nëntor, kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit, u duk se i solli shpresë refugjatëve, por një javë më vonë ushtria izraelite rifilloi sulmet ndaj Hamasit, duke rikthyer edhe luftimet në Rripin e Gazës.

CFP

CFP

Deri tani, numri i të viktimave nga të dyja palët i ka kaluar 16.200. Paqja duhet të jetë zgjedhja dhe apeli i çdo vendi racional dhe humanitar. Megjithatë, disa vende të mëdha vazhdojnë të luftojnë për interesat e tyre. Ata vazhdojnë të thonë se e duan armëpushimin, por duke vënë vazhdimisht veton ndaj draftit të OKB-së për armëpushim mes Palestinës dhe Izraelit. Ndërkohë këto vende vazhdojnë të shtojnë ndihmën ushtarake, duke qëndruar nga ana e kundërt e  komunitetit ndërkombëtar. Me ekzistencë e një vendi kaq të madh, shpresa e rikthimit te paqja është shumë e vogël. 

Ekziston një thënie e vjetër kineze: “Nuk mund të ketë valë pa pasur erë”. Ajo që nisi “valën” e konfliktit palestinezo-izraelit, ishte “era” e  hegjemonisë së ShBA-së në Lindjen e Mesme. Për një kohë të gjatë, ShBA-ja ka qëndruar njëanshëm përkrah Izraelit. Nisja e të ashtuquajturit  “Plani i Ri i Paqes në Lindjen e Mesme” nuk u bë kurrë për hir të paqes, por për të formuar sa më shumë banda dhe zgjeruar sferën e ndikimit të saj. Nuk është për t’u habitur që një veprim i tillë me kaq shpërfillje jete të jetë edhe këtë herë.

Nën armët e zjarrit, nuk ka fitues. Rruga themelore për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit është zbatimi i “zgjidhjes me dy shtete”, e cila kërkon angazhim konkret. Kina i ka ofruar nga 1 milionë dollarë përkatësisht Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt. Kina do të ofrojë edhe ushqimet e medikamente mjekësore me vlerë prej 15 milionë juanësh. Kush është qasja më e drejtë, kuptohet dukshëm.

CFP

CFP

Së fundmi, do të përdorim fjalët e ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi çështjen palestinezo-izraelite: “Lufta teston ndërgjegjen dhe drejtësinë, ndërsa paqja kërkon arsye dhe mençuri”. (Xu Guang)

CFP

CFP