Koha e Presidentit Xi në San Françisko (Pjesa 1, San Francisko)
2023-11-16 03:13:53

Më 14 nëntor pasdite  sipas kohës lokale, Presidenti Xi Jinping mbërriti në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, me avion special, i ftuar për një takim presidencial Kinë-SHBA me Presidentin e SHBA-së  Joe Biden si dhe për të marrë pjesë në Takimin e 30-të joformal të Liderëve të APEK-ut.

Udhëtimi përtej Paqësorit, prania e zyrtarëve të lartë amerikanë, pritja e ngrohtë gjatë rrugës, flamuri i kuq me pesë yje që valëvitej në erë... Tridhjetë e tetë vjet më vonë, Presidenti Xi Jinping erdhi sërish në vendin ku ai vizitoi për herë të parë Shtetet e Bashkuara, në  San Françisko.