Ora San Françisko e Presidentit Xi (Pjesa e dytë, Koha Philoli)
2023-11-17 06:15:50

Më 15 nëntor sipas kohës lokale, Presidenti Xi Jinping mbajti një takim presidencial Kinë-SHBA me Presidentin e SHBA Joe Biden në  vilën Filoli në San Françisko, të Shteteve të  Bashkuara.

Në këtë vilë të bukur, të ndërtuar në vitin 1917, takimi i rëndësishëm midis krerëve të shteteve të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara rriti besimin dhe shpërndau dyshimet në marrëdhëniet kino-amerikane, menaxhoi dallimet dhe zgjeroi bashkëpunimin.  Ky takim injektoi sigurinë dhe rriti stabilitetin në një botë të trazuar dhe në ndryshim. Duke filluar nga San Françisko, Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet dhe mund të gjejnë përfundimisht mënyrën e duhur për t'u marrë vesh mes  tyre. Kjo  është prirja e pashmangshme e historisë, trendi i kohës dhe pritshmëria e njerëzve.