Xi Jinping takohet me presidenten peruane Dina Boluarte
2023-11-17 04:50:02

Paraditen e së enjtes, sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping u takua në San Francisco me presidenten peruane Dina Boluarte.

Gjatë takimit Xi tha se Peruja  është një vend i rëndësishëm në rajonin e Amerikës së Jugut dhe një nga vendet më të hershme të Amerikës Latine që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën e Re. 

Foto: VCG

Foto: VCG

“Për mbi gjysmë shekulli, Kina dhe Peruja  kanë mirëkuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin lidhur me interesat thelbësore të njëri-tjetrit dhe shqetësimet kryesore dhe bashkëpunimi dypalësh ka përparuar vazhdimisht. Ky vit shënon dhjetë vjetorin e vendosjes së partneritetit strategjik të përgjithshëm midis Kinës dhe Perusë. Gjatë 10 vjetëve të kaluara, ne kemi arritur rezultate  të frytshme në bashkëpunim. Kina është partneri më i madh tregtar i Perusë, ndërsa  Peruja është bërë destinacioni i dytë më i madh i investimeve të Kinës në Amerikën Latine. Të dy vendet kanë bërë përparim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në ndërtimin e bashkëpunimit ", u shpreh kreu i shtetit i Kinës.

Bashkëpunimi Kinë - Peru në kuadër të nismës Një brez, një rrugë"  ka nxitur zhvillimin dhe ringjalljen e vendeve përkatëse, duke sjellë përfitime konkrete për popullin e të dy vendeve.  Të dyja palët duhet të forcojnë besimin e ndërsjellë politik, të forcojnë komunikimin strategjik, të mbështesin me vendosmëri njëra-tjetrën në marrjen e një rruge zhvillimi që i përshtatet kushteve të tyre kombëtare, të forcojnë lidhjen e strategjive të zhvillimit, të forcojnë bashkëpunimin në fusha tradicionale si ekonomia, tregtia, energjia dhe mineralet dhe të kultivojnë pika të reja rritjeje për bashkëpunim si ekonomia dixhitale dhe zhvillimi i gjelbër. Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte bujqësore me cilësi të lartë me karakteristika peruane dhe inkurajon kompanitë kineze të marrin pjesë në ndërtimin e projekteve të mëdha peruane në përputhje me parimet e orientuara nga tregu. Kina dhe Peruja kanë të dyja qytetërime të shkëlqyera dhe kultura të thella. Të dyja palët duhet të forcojnë shkëmbimet në arsim, kulturë, turizëm, shkencë dhe teknologji dhe të rinjtë  të bëhen një model për shkëmbimet dhe mësimin midis qytetërimeve të ndryshme.

Në situatën e re, zhvillimi i marrëdhënieve të Kinë-Peru është në përputhje jo vetëm me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe aspiratat e përbashkëta të të dy popujve, por gjithashtu me rëndësi të madhe për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të ekonomisë në rajonin e Azi Paqësorit dhe ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore. 

Kina mbështet Perunë në pritjen e takimit jozyrtar të udhëheqësve të APEK 2024 dhe është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Perunë për të nxitur arritje të reja në bashkëpunimin  në kuadër të APEK-ut, duke dhënë  kontribute të reja në rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë të rajonit Azi Paqësor, si dhe në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët në rajonin Azi Paqësor.

Foto: VCG

Foto: VCG

Dina Boluarte tha se Peruja dhe Kina janë të dyja vende me qytetërime të lashta dhe popujt e tyre kanë një histori të gjatë shkëmbimesh miqësore. Që kur të dy vendet krijuan një partneritet strategjik gjithëpërfshirës 10 vjet më parë, ato gjithmonë e kanë respektuar dhe mbështetur njëri-tjetrin. Peruja është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me Kinën dhe shpreson të përdorë më mirë mekanizmin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Të përmirësohet vazhdimisht niveli i bashkëpunimit strategjik gjithëpërfshirës dhe të thellohet bashkëpunimi praktik në ekonominë e gjelbër dhe fusha të tjera. Peruja i përmbahet parimit të një Kine dhe merr pjesë aktive në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë". Peruja do të shërbejë si kryetar i radhës i APEK-ut vitin e ardhshëm. Ne mezi presim të punojmë me Kinën për të promovuar një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në rajonin Azi-Paqësor dhe për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Amerikës Latine. Peruja është e gatshme të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh me Kinën, u shpreh presidentja e Perusë.