Xi Jinping: Kina e ShBA-ja duhet të marrin përsipër së bashku përgjegjësitë e tyre si fuqi të mëdha
2023-11-16 12:09:48

Të mërkurën sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Joe Biden zhvilluan një takim në rezidencën Filoli në San-Francisko.

Xi Jinping u shpreh se të dy vendet duhet të marrin përsipër së bashku përgjegjësitë e tyre si fuqi të mëdha. Problemet me të cilat ndeshet shoqëria njerëzore nuk mund të zgjidhen pa bashkëpunim ndërmjet vendeve të mëdha. Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin duke dhënë një shembull, duhet të rritin bashkërendimin e bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare e rajonale dhe të ofrojnë më shumë produkte publike për botën. Të dy palët duhet t’i mbajnë nismat e tyre të hapura për njëra-tjetrën ose t’i bashkërendojnë e t’i ndërthurin ato.