Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në San Françisko për samitin Kinë-ShBA dhe takimin e liderëve të APEK-ut
2023-11-15 08:49:58

Me ftesën e homologut amerikan Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në San Françisko pasditen e 14 nëntorit sipas kohës vendore, për të marrë pjesë në samitin Kinë-ShBA dhe Takimin e 30-të Jozyrtar të Liderëve të APEK-ut.

Ai u mirëprit në aeroportin nga guvernatori i shtetit të Kalifornisë Gavin Newsom, sekretarja amerikane e Departamentit të Thesarit Janet Yellen dhe disa zyrtarë të tjerë amerikanë.

Shumë banorë dhe emigrantë kinezë në ShBA pritën dhe valëvitën flamurë kombëtarë të dy vendeve në rrugë nga aeroporti deri në hotelin ku akomodohet presidenti për të shprehur mirëseardhje. Bashkë me presidentin erdhën disa zyrtarë të lartë si Cai Qi, Wang Yi etj. Ishte në aeroportin edhe ambasadori i Kinës në ShBA, Xie Feng.