Ish-Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së: Marrëdhëniet pozitive Kinë-ShBA kanë rëndësi kyçe për botën
2023-11-14 23:48:13

Takimi jo-formal i liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor 2023 do të fillojë në San Françisko, ndërsa takimi i ardhshëm mes krerëve të shteteve të Kinës dhe ShBA-së do të mbahet së shpejti. Lidhur me këto aktivitete, Roberto Azevêdo, ish-Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, thekson se marrëdhëniet miqësore Kinë-SHBA janë jo vetëm të rëndësishme për të dyja palët, por kyçe për  botën në përgjithësi. Marrëdhëniet e mira midis dy ekonomive më të mëdha në botë mund të bëjnë vendet e tjera të ndihen më të sigurta dhe më me besim. Ai u kërkoi të dyja palëve të zhvillojnë bisedime pavarësisht dallimeve të ndryshme.