Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE 2023), më e madhe dhe më e mirë se kurrë
2023-11-13 09:52:59

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) 2023 është mbajtur nga 5 deri në 10 nëntor në Shangai, duke tërhequr një numër më të madh ekspozuesish nga e gjithë vendet e globit.  Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës është një panair tregtar i organizuar nga Ministria e Tregtisë e Republikës Popullore të Kinës dhe Bashkia Popullore Komunale e Shangait. Ky është një nga panairet më të mëdha tregtare në Kinë.  

Me një histori të suksesshme që përfshin gjashtë vjet te organizimit te këtij panairi, CIIE është bërë një platformë kryesore për tregtinë dhe investimet globale, duke nxitur bashkëpunimin dhe partneritetin midis bizneseve nga shumë vende të globit. Ekspozita tregon një gamë të gjerë mallrash dhe shërbimesh nga industri të ndryshme, duke përfshirë elektronikën, ushqimin dhe pijet, bujqësinë, kujdesin shëndetësor, shërbimet financiare, logjistikën dhe turizmin. CIIE është gjithashtu një forum për diskutime të nivelit të lartë mbi tregtinë globale dhe trendet ekonomike. Ngjarja tërheq vendimmarrësit kryesorë nga qeveria, biznesi dhe akademia, duke ofruar një platformë për të ndarë njohuri dhe ide se si të promovohet rritja dhe bashkëpunimi ekonomik global.

CFP

CFP

Në nëntor 2018, panairi i pare i CIIE inaugurues filloi në qendrën ekonomike të Kinës, duke shënuar një ngjarje novator enë historinë e tregtisë globale. Gjatë ceremonisë së hapjes, Kina bëri një angazhim solemn ndaj botës, duke deklaruar se CIIE jo vetëm që do të vazhdojë çdo vit, por edhe do të përmirësohet në cilësi dhe efektivitetin e saj. Pavarësisht sfidave dhe pasigurive, gjatë pesë viteve të fundit, CIIE është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me hapjen e Kinës. Në pesë edicionet e mëparshme, 131 vende dhe organizata ndërkombëtare kane marrë pjesë në ekspozitat e vendit, me afro 2000 produkte, teknologji dhe shërbime të reja që bënë debutimin e tyre dhe një xhiro totale në afër 350 miliardë dollarë. Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës “ është bërë një simbol i modelit të ri të zhvillimit të Kinës, një platformë për hapje të nivelit të lartë dhe një e mirë publike ndërkombëtare e ndarë nga bota,” ka nënvizuar Sun Chenghai, zëvendësdrejtor i Byrosë të CIIE.

CFP

CFP

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës lehtëson tregtinë e jashtme duke ndihmuar qarkullimin e brendshëm me importet e pajisjeve të avancuara dhe mallra të konsumit për të ndihmuar në përmirësimin industrial dhe përmirësimin e cilësisë së mallrave të konsumit. Gjithashtu Ekspozita Ndërkombëtare e Importit promovon qarkullimin e dyfishtë duke lidhur ekspozuesit ndërkombëtarë me ata vendas. Ekspozita është bërë një platformë e shkëlqyer për ndërmarrjet e huaja për të hyrë në tregun e madh të Kinës, duke shfaqur produkte të reja në fusha duke përfshirë prodhimin e pajisjeve të nivelit të lartë, mbrojtjen e mjedisit dhe bioteknologjinë.

Edicioni i gjashtë i sapopërfunduar i CIIE, i mbajtur në Shangai tërhoqi ekspozues nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare. Në vitin e saj të gjashtë, ngjarja është bërë një platformë për promovimin e politikave të hapjes së nivelit të lartë të Kinës dhe shërben si një e mirë publike ndërkombëtare. Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër Ekspozitës së Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), duke theksuar se : “e mbajtur për herë të parë në vitin 2018, ekspozita vjetore ka shfrytëzuar pikat e forta të tregut të madh të Kinës, ka përmbushur funksionin e saj të platformës për prokurimin ndërkombëtar, promovimin e investimeve, shkëmbimet mes njerëzve dhe bashkëpunimin e hapur, dhe ka dhënë kontribut pozitiv në krijimin e një modeli të ri zhvillimi dhe promovimin zhvillimi ekonomik botëror”. Duke u zotuar se Kina do të avancojë me vendosmëri hapjen me standarde të larta dhe do të vazhdojë ta bëjë globalizimin ekonomik më të hapur, gjithëpërfshirës, të balancuar dhe të dobishëm për të gjithë.

CFP

CFP

Ekspozita ka vendosur një rekord të ri me 289 kompani lider te nivelit boteror nga 500 te regjistruar ne Global Fortune. Mbi 3,400 ekspozues dhe 394,000 vizitorë profesionistë u regjistruan për ngjarjen, një rikuperim i plotë në nivelet para pandemisë. Pesha e industrisë që i bashkohet ekspozitës përfshin 15 markat më të mira të automjeteve në botë, 10 kompanitë më të mira industriale elektrike dhe 10 kompanitë më të mira të pajisjeve mjekësore. Vendet pjesëmarrëse të Brezit dhe Rrugës (BRI) përbëjnë shumicën e pavijoneve kombëtare. Pjesëmarrjen në pavijonin kombëtar e konfirmuan 69 shtete dhe tre organizata ndërkombëtare. Ndër pikat kryesore të ekspozitës së këtij viti janë teknologjitë më të fundit, duke përfshirë energjinë me karbon të ulët dhe inteligjencën artificiale. Më shumë se 400 produkte të reja, teknologji të reja dhe shërbime të reja do të shfaqen në ekspozitë.

Zbulimet më të fundit teknologjike në kujdesin shëndetësor mjekësor dhe energjinë e gjelbër janë shfaqur në ekspozitë. Produktet e ekspozuara  përfshijnë protezën e parë aktive të nyjeve të gjurit, teknologjinë e imazhit molekular për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të pankreasit dhe shkëmbyesit e nxehtësisë me qeliza karburanti hidrogjeni. Ekspozita është një magnet për një gamë të ndryshme pjesëmarrësish, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, udhëheqës biznesi dhe sipërmarrës. Pjesëmarrësit e biznesit nga çdo kategori përfshijnë tregtinë e mallrave, te shërbimeve, te investimeve dhe të inovacionit.

CFP

CFP

Tregtia e mallrave ka përfshirë kompanitë kryesore të elektronikës, të ushqimit dhe pijeve si dhe bujqësore në mbarë botën. Kompanitë kryesore të elektronikes si Samsung, Huawei dhe Xiaomi, të njohura për ofertat e tyre të pajisjeve elektronike duke përfshirë telefonat inteligjentë, televizorët dhe produktet inteligjente shtëpiake. Ndërsa kompanitë kryesore të ushqimit dhe pijeve Pepsi Co dhe Nestlé janë pjesëmarrëse në ekspozitë.  Tregtia në shërbime ka përfshirë institucione të mëdha financiare, kompani logjistike, operatorë turistikë dhe ofrues të kujdesit shëndetësor. Kane marrë pjesë banka të mëdha, duke përfshirë HSBC dhe Citibank, si dhe shërbimet logjistike, nga kompanitë FedEx dhe DHL. Firmat globale të investimeve dhe kapitalit që do te eksplorojnë mundësitë në Kinë, si firma e mirënjohur globale e investimeve BlackRock, që administron mbi 10 trilion dollarë në asete, dhe sipërmarrësi Sequoia Capital, me një histori investimesh të suksesshme në kompani si Google, Apple dhe Airbnb. Hillhouse Capital, një firmë investimi me fokus në Kinë dhe rajonin e Azisë Paqësorit, ka marrë pjese gjithashtu. Kompanitë e teknologjisë dhe startup-et që shfaqin teknologji dhe produkte novatore si Tencent, Alibaba, Baidu dhe ByteDance kane marre pjesë në ngjarje. SenseTime, një kompani e inteligjencës artificiale që zhvillon njohjen e fytyrës dhe teknologji të tjera kane qene gjithashtu i pranishëm.

Presidenti Xi ka theksuar në letrën e tij se ai : “ shpreson se CIIE do të shërbejë me tej si një dritare për nxitjen e një modeli të ri zhvillimi për të krijuar mundësi të reja për botën përmes zhvillimit të mëtejshëm të Kinës dhe si një platformë e hapjes me standarde të larta që lejon tregun e madh të Kinës të njihet dhe të përfitojnë vendet nga e gjithë bota”.  Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) ka dhënë një kontribut te rëndësishëm në rritjen e ndërmarrjeve globale gjatë viteve të fundit, duke ofruar një platformë të vlefshme për investime në vendet në zhvillim. Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës po shërben si një platformë e shkëlqyer ku bizneset kineze angazhohen me homologët e huaj, duke nxitur mundësitë për investime dhe duke lehtësuar marrëveshjet e eksport-importit.

CFP

CFP

Prof. Dr. Petraq Milo