Biznesmenë evropianë e amerikanë premtojnë pjesëmarrjen në CIIE edhe vitin e ardhshëm
2023-11-06 16:18:33

Të dielën, u hap në Shangai Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE), e cila ka tërhequr mbi 3.400 sipërmarrje të ardhura nga 128 vende, duke përfshirë 758 kompani evropiane e mbi 200 amerikane.

Ministri i Tregtisë i Kinës Wang Wentao vizitoi pavijonin e ekspozitës dhe zhvilloi një bisedë me përfaqësues të sipërmarrjeve evropiane e amerikane pjesëmarrëse në këtë ekspozitë. Ai shprehu shpresën se më shumë produkte evropiane e amerikane me cilësi të lartë do të vijnë në tregun kinez.

Edhe presidenti i Shoqatës së Blegtorisë e Mishit të Francës (INTERBEV) Jean-Francois Guihard shpreson se më shumë mish lope francez do të hyjë në tregun kinez. Nga ana e tij, presidenti i degës kineze të kompanisë gjermane "Zeiss" Maximilian Foerst tha se kjo është hera e 6-të që "Zeiss" merr pjesë në CIIE. Sipas tij, kjo ekspozitë është një platformë shumë e mirë për shfaqjen e të gjitha produkteve të tyre. Gjithashtu, përmes kësaj ekspozite, "Zeiss" mund të vendosë lidhje më të ngushta me partnerë të ndryshëm bashkëpunimi. 

Këtë vit, numri i kompanive amerikane që merr pjesë në CIIE shënon një rekord. Admnistratori i deleguar i kompanisë "Micron Technology" Mark Murphy shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në CIIE, duke premtuar se kompania e tij do të vazhdojë të marrë pjesë në CIIE edhe vitin e ardhshëm. (Fani)